Forca-G, një komedi aventurë që flet për evolucionin më të fundit të programeve të mbuluara qeveritare në trajnimin e kafshëve për të punuar për spiunazhin. Të armatosur me pajisjet të teknologjisë më të fundit për spiunazh, këto kavie tepër të stërvitura zbulojnë se fati i botës është në putrat e tyre. Pjesëtarë të G-Force janë Darvini, lideri i skuadrës i vendosur të arrijë suksesin me çdo çmim, Blasteri, një ekspert armësh me qëndrim dhe një dashuri të madhe për të gjitha gjërat ekstreme, dhe Huarezi, një profesioniste seksi e arteve marciale, plus miza eksperte e zbulimit, Muç dhe një urith me hundë në formë ylli, Spekëllsi, specialisti i kompjuterave dhe informacionit.
Marinsat e Hapësirës dërgohen për të hetuar disa ngjarje të çuditshme në një bazë kërkimi në Mars por e gjejnë veten përballë disa makinerive vrasëse të modifikuara gjenetikisht....
Kur dy prej operativëve më elitarë në botë - Deni, një vrasës me kontratë i dalë në pension, dhe Hanteri, mësuesi i tij që në moshë të re - vihen kundër udhëheqësit dinak të një shoqërie sekrete ushtarake, gjuetia e tyre i çon përreth globit nga Australia në Paris, Londër dhe Lindje e Mesme. Ndërsa rreziqet rriten së bashku me numrin e kufomave, Deni dhe Hanteri shumë shpejt zhyten në një lojë maceje me miun ku askush nuk është ashtu siç duket. I bazuar në një histori të vërtetë dhe shokuese, kjo është një xhiro shpërthyese dhe e pamëshirshme ku grabitqari në fund kthehet në pre.
Për Tesin dhe dy ortaket e saj Kara dhe Tara, puna u duk shumë e thjeshtë: të gjurmojnë një ngarkesë droge për shefin e tyre Mel në një restorant të izoluar. Por kur një zinxhir i pandalshëm ngjarjesh zbërthehet, të gjithë së shpejti kuptojnë se askush nuk është ai që thotë dhe puna mund të jetë diçka tjetër sesa thjesht të eliminojnë konkurrencën. Ajo çka filloi si udhëzime të thjeshta tani është kthyer në një lojë vdekjeprurëse me pistoleta të mëdha të drejtuara ndaj njëri-tjetrit.
Artur Bishop mendonte se mund ta linte pas të kaluarën e tij si vrasës, por një nga armiqtë e tij më të vjetër, Krein, nuk e lejoi. Duke i rrëmbyer të dashurën, Xhina, Arturit i duhet të ekzekutojë tre konkurrentë të Kreinit. I detyruar të udhëtojë përgjatë globit, do i duhet të bëj atë që ai di të bëj më mirë, të vrasë dhe ta bëj të duket si aksident. Do arrij ai ta shpëtoj Xhinën?
Një zanë hakmarrëse nxitet të mallkojë një princeshë të posalindur, por zbulon se fëmija mund të jetë një person i cili mund të sjellë paqe në vendin e tyre të trazuar.
Pasi ka humbur kujtesën, një djalë i ri që përpiqet të zbulojë identitetin e tij, është rrëmbyer nga krimi i organizuar dhe është shndërruar në një vrasës të pamëshirshëm...
Jin Kazama dëshmon vdekjen e nënë së tij nga Tekeni në lagjen e varfër të njohur si Anvil. Pasi zbulon identitetin e Tekenit ai vendos të hakmerret për vdekjen e nënës...
Enzo, një hajdut i vetmuar dhe mizantrop, përdor fuqitë e fituara pasi u rrëzua në lumin Tiber për të ndjekur një bandit të çmendur të quajtur "Cigani".
Një plan për vjedhje merr një tjetër drejtim drejt rekrutimit në forcat e policisë për dy miqtë e rinj. Gabimisht hynë në stacionin e policisë në vend të dyqanit që do vidhnin. Nga aty nis aventura e tyre si policë. Duke patrulluar rrugët e Majemit, bëhen pjesë e një hetimi për vrasje edhe të shumë aventurave të tjera.
Historia e vërtetë e dhimbshme e ekuipazhit të ASHBA Indianapolis, të cilët ngecën në ujërat filipinë për pesë ditë pas dorëzimit të armëve atomike që do i jepnin fund Luftës së Dytë Botërore. Teksa prisnin të shpëtoheshin, përjetuan etje dhe uri ekstreme, gjithashtu edhe sulme të pamëshirshme peshkaqenësh.
Në Sao Paulo, skema e Julias, një prokurore e korruptuar dhe shokut të saj Henrikes, avokati i gangsterit Maikon është zbuluar dhe u është dërguar Punëve të Brendshme.Maikon është përgjegjës për rrëmbime, vrasje dhe shansi i tij i vetëm është mbështetja e Jaderit, deputetit të fuqishme dhe te korruptuar, i cili kërkon 2 milion dollarë-për ta ndihmuar atë. Ndërkohë Edgar, i cili vrau një nënë dhe djalin e saj dy vjet më parë në një aksident me makinë, fton hajdutin Velinha për të vjedhur 2 milionët. Si ndërthuren jetët e tyre?...
Remo Strit është një djalosh i ri që synon të bëhet një boksier i famshëm dhe do t'i duhet të ndajë stërvitjen nga problemet e tjera në të cilat ai është përfshirë.
Në vitin 1978, nga një bankë e Detroitit u vodhën 20 milion dollrë. Një nga hajdutët u kap, njëri u gjend i vdekur dhe i treti u zhduk. Paratë nuk u gjenën kurrë. Agjentët e FBI-së, Dag Benet dhe Stiv Forrest janë caktuar te investigojnë këtë rast si agjentë të fshehtë, duke punuar si policë të thjeshtë në Majami, aty ku fshihet edhe hajduti i tretë me 20 milion dollarët dhe një post drejtues në autoritetet vendase.