Një natë para intervistës së tij më të rëndësishme për të fituar shkollën e mjekësisë,
një student premtues feston ditëlindjen e 21-të me dy shokët e tij më të mirë.
Në qytetin Dillford, njerëzit, vampirët dhe zombit po jetonin në paqe - derisa erdhi apokalipsi i alienëve. Tani tre adoleshentë - një njeri, një vampire dhe një zombi - janë bërë bashkë për të zbuluar se si ti heqin qafe vizitorët.
Një film artistik që tregon historinë e gjyshit të producentit, i cili u detyrua të largohej nga Kreta në vitin 1920 gjatë shkëmbimit të popullsisë greko-turke.
Ngritja dhe rënia e tre agjentëve të korruptuar të pasurive të patundshme që grumbullojnë pasuri absurde në një kohë shumë të shkurtër, por bien në një vorbull mashtrimi, lakmie dhe droge.
Bazuar në një ngjarje të vërtetë, filmi tregon për shpërdorimin më të madh të fondeve të shkollave publike në historinë amerikane. Frenk Tason, drejtori i rrethit shkollor në Rozlin, është një mjeshtër për përcjelljen e mesazheve pozitive para publikut, si edhe në zyrën e tij me një student të vetëm. Situata ndryshon pasi një studente gazetare zbulon skemën e shpërdorimit, duke i detyruar përgjegjësit që të mbulojnë gjurmët e tyre.
Të bindur se do ishin më mirë duke u rritur vetëm, fëmijët Uillobi kurdisin një plan tinëzar për t'i nisur prindërit e tyre egoistë me pushime. Më pas, edhe vetë nisen në aventurën e tyre për të gjetur kuptimin e vërtetë të familjes.
Një balerinë e divorcuar rishtas hyn në një konkurs vallëzimi në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar studion e saj të kërcimit nga mbyllja. Çfarë ndodh kur besimi, shpresa dhe dashuria shkrihen në një?
Rémy, një parisien i ri me një punë të pakualifikuar. Mélanie, një pariziane e re që punon në kërkime shkencore. Dy njerëz të rënduar psikologjikisht që jetojnë afër por nuk njihen me njëri-tjetrin. A do takohen ndonjëherë?
Niku shkrimtari i "I urrej fëmijët", po martohet kur 13 vjeçari Mejson pretendon të jetë fëmija i tij. Një fallxhor dhe një test ADN e konfirmojnë. Mejsoni ka qenë i adoptuar dhe nuk e di se kush është mamaja e tij e vërtetë. Bashkë me Nikun shkojnë të takojnë ish të dashurat që ka pasur para 14 vjetësh....
Në fshatin Hasanlar, 2 vëllezër dhe një motër që nuk e kanë njohur fare njeri-tjetrin dhe as babanë e tyre që do të varrosin,
do të njohin më shumë për ta por edhe për veten...
Markus Bërnet tashmë është një inspektor policie ndërsa Majk Lauri po përjeton krizën e moshës se mesme. Miqësia e tyre do të vihet në provë pasi Majk kërkon hakmarrje për një histori të vjetër...
Detektivi Foks e dashuron punën dhe alkoolin. Pasi shkon tek Alkoolistët Anonimë, sponsori i tij, Çip, bëhet i dyshuari kryesor në hetimin e tij për një fëmijë të humbur. Foks fillon të besojë gjithashtu që njerëzit po zhduken brenda prapanicës së Çipit.
Ërl dhe Henk nuk arrijnë të bëhen policë dhe fillojnë punë si roje sigurie.
Dy rojet e hallakatur do të bashkëpunojnë për të rrëzuar një rreth trafikimi.
Xhejms është një fizikant gjeni por përtej shkencës ai nuk di të bëjë asgjë tjetër. Ai është gati të shpikë udhëtimin në kohë por vetja e tij do të kthehet nga e ardhmja për ta ndaluar këtë gjë pasi pasojat e kësaj shpikjeje do jenë shumë të rënda. A do mundet ai të sfidojë vetveten?
Spiruja i vogël, është një nxënës që nuk dëshiron të ndjekë profesionin që ka paracaktuar familja për të. Së bashku me shokët e tij trazovaçë dhe komikë, ai vendos të organizojë një udhëtim rreth botës, me vajzën që i pëlqen, para se të hyjë në botën e ngrysur të të rriturve...
I vendosur për t'u bërë pjesë e shoubizit, një aktor i ri ambicioz mendon t'i kthejë shpinën kafenesë së dashur iraniane, e cila është drejtuar nga familja e tij me breza të tërë.
Duke u munduar ta bëjë dasmën e motrës së tij të shkojë mirë, Xheku e gjen veten mes ish-të dashurës së tij të inatosur, një të ftuari të paftuar me një sekret, një ilaçi gjumi në vendin e gabuar dhe vajzës që u largua në një version alternativ të së njëjtës ditë.
Kju, Sali, Xho dhe Murri janë miq të mirë të cilët duan të sfidojnë njëri-tjetrin në cdo moment. Ata pëlqejnë të sfidojnë njëri tjetrin me sfidat me te cmendura, bashkë me kamerën e tyre të fshehur.
Marrëdhënia e dy të rinjve vjen afër fundit kur fati u shkatërron pasurinë e ndërtuar me mund. Dashuria e tyre do të vihet në provë si kurrë më parë...