Një detektivi papritur i bëhet dita e vështirë, dhe ngjarjet e mëposhtme ndodhin për të në më pak se 24 orë: Njoftohet për divorc nga gruaja e tij. Mamaja i vdes. Shtyp aksidentalisht me makinë një person dhe përfshihet në një histori vërtet të ngatërruar...
Në fillim, mesazhet e çuditshme të telefonit premtuan pasuri të madhe. Por, së shpejti, agjentët e qeverisë vihen në ndjekje të inxhinierëve të rinj që marrin këto mesazhe telefonike në të gjithë botën.
Teksa zgjedhjet afrohen, kryetari i Triadës, Lok, përballet me kandidaturën e famullëve të tij. Në të njëjtën kohë, Xhimi kërkon të zgjerojë biznesin e tij në Kinë.
Një vajzë rrëmbehet nga shtëpia e saj dhe rrëbyesit kërkojnë nga babai i saj 5 milion dollarë. Rrëmbimi s'ka të bëjë vetëm me shumën e parave, por duket se për dikë është edhe çështje personale!
Doberman është një kriminel i cili mori armën e tij të parë në momentin kur pagëzohej, kur rritet drejton një bandë psikopatësh për të grabitur, por pasi grabisin një bankë gjërat ndërlikohen dhe ata ndiqen nga policia e Parisit...
Një veteran i luftës në Vietnam i cili ka mangësi mendore punon natën si shofer taksie në Nju Jork ku imoraliteti e nxit anën e tij të dhunshme në përpjekje për të shpëtuar një prostitutë adoleshtente.
Xhim Benet i pëlqen të marrë përsipër rreziqe të mëdha. Ai është profesor anglishteje dhe gjithashtu një kumarxhi i niveleve të larta. Benet i vë bast të gjitha kur ai merr borxh nga një gangster dhe i ofron atij jetën e tij si garanci. Duke luajtur nga të dyja anët, ai e fut veten në një botë të paligjshme e të rrezikshme.
Një i ri kthehet në vendin e tij në Kashmir pas zhdukjes së babait të tij për t'u përballur me xhaxhain i cili kishte një rol në fatin e babait të tij...
Avokati i suksesshmëm Henk Palmer kthehet në shtëpinë e fëmijërisë, ku babai i tij, gjykatës i qytet, dyshohet për një vrasje. Henk vihet në zbulim të së vërtetës dhe gjatë kësaj rruge rilidhet me familjen e tij, me të cilët i kishte ftohur marrëdhëniet.
Para se të bëhesh një polic duhet të shkosh në "Poker Night" ku duhesh të luash kundër disa policeve më të mirë që janë në biznes, pra qëllimi kryesor i kësaj loje është tregimi i jetës së tyre...
Federalët përpiqen ta mëposhtin gangsterin famëkeq amerikan John Dillinger, Baby Face Nelson dhe Pretty Boy Floyd gjatë një vale krimesh të cilat shpërthejnë në vitin 1930.
Një njeri i papunë pasi ishte dëshmitar në një aksident rrugor i vjen në mendje një ide për t'u vetë punësuar. Blen një kamera dhe filmon situata urgjente për t'i shitur filmimet në një kanal televiziv. Por lakmia për të arritur majat, e çon atë deri në...
Ethan Tell është një hajdut i vogël që e bën një rezultat të madh në kohë kur ai vjedh 1 milion dollarë. Ironikisht, jeta e tij ndryshon për keq kur ai zbulon se ka vjedhur gjithë ato para...
Hajduti i madh Arsen Lupen, gjatë aventurave të tij duhet të përballet me vdekjen misterioze të babait të tij dhe Zhozefinën, një grua e çuditshme e cila duket se është e pavdekshme dhe do të mbledhë tre kryqe të shenjtë për të gjetur një thesar të humbur.
Një polic bipolar, fanatik dhe narkoman ndryshon rrugën e tij, gjatë sezonit festiv, në një përpjekje për të siguruar ngritjen në detyrë me qëllim për të fituar përsëri gruan dhe vajzën e tij.
Kur Çili, një polic i infiltruar, nuk merr shpërblimin që i takonte nga shefi i tij, infiltrohet në një bandë tjetër të cilët do bëjnë një grabitje parash. Ai duhet të pwrballet me dyshimin e kolegut të tij si dhe të kriminelëve të tjerë të cilët dyshojnë për një spiun mes tyre.
Pol “Laraman” Kruja ishte një superyll i ragbit, ama ajo kohë për të ka përfunduar. Kur arrestohet nën akuzën që po ngiste makinën i dehur, Poli merr vesh se ishte kërkuar që veçanërisht të shkonte në burgun Allenvill nga drejtori Hejzën, i cili kishte menduar që t'i shfrytëzonte aftësitë dhe vizionin e Polit për ekipin e tij të ragbit. Pasi që i caktohet për detyrë që të formoj një ekip ragbi me të burgosurit për të luajtur kundër rojeve në një ndeshje “miqësore”, Kruja sheh vetën brenda një loje shumë interesante.