Pasi është braktisur nga i dashuri i saj, një informatore e një programi talentesh shkruan një artikull mbi zakonet e meshkujve. Gjë e cila i jep asaj një famë kombëtare...
Njeriu i parë që lind në Mars udhëton në Tokë për herë të parë, duke parë bukuritë e botës për herë të parë. Ai bashkohet me një vajzë të re dhe kërkon babanë e tij në Tokë.
Filmi "Askushi" është një dramë sociale që fitoi Çmimin Audienca në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në vitin 2010. Është një version bashkohor i historisë së shumënjohur mbi dashurinë i William Shekspirit ,"Romeo dhe Xhulieta".
Një doktoreshë paguan një eskortë që të joshë burrin e saj, pasi ajo dyshon që ky i fundit po e tradhton atë. Kjo gjë lind shumë probleme, të cilat rrezikojnë familjen e doktoreshës.
Për shkak të një çrregullimi gjenetik, bibliotekari bukurosh Henry DeTamble vullnetarisht zvarritet nëpër kohë, duke u shfaqur në momente të ndryshme në jetën e artistes bukuroshe Clare Abshire, e cila është dashuria e tij e vërtetë.
Historia e një njeriu që jetoi, qeshi dhe dashuroi si çdokush në këtë botë. Deri kur një ditë, një tragjedi e tmerrshme i erdhi në familje. I shtyrë nga dëshira për hakmarrje, asgjë nuk do e ndalojë. As fakti që është i verbër.
Julia dhe Artem janë dy gjimnazistë rusë, të dashuruar, që bashkë me shoqen e tyre shkojnë të shohin një shi të rrallë meteorësh. Një ngjarje e pazakontë ka për të ndryshuar jetët e tyre dhe ndoshta të gjithë njerëzimit.
Në këtë komedi jashtëzakonisht gazmore, Kërku, një djalë i zakonshëm, s’mund t’i besojë fatit të tij kur e suksesshmja dhe shumë e bukur Molli bie në dashuri me të. Shokët e tij të zgjuarit e dynjasë, familja e tij e çmendur, akoma dhe ish e dashura e tij e padurueshme janë po aq të tronditur sa edhe ai. Tani, shikoni atë që kritikët po e quajnë “një sukses të zhurmshëm” ndërsa Kërku arrin ekstremet - duke përfshirë edhe rruajtjen në vende të papërshtatshme - për ta bërë marrëdhënien të funksionojë dhe të vërtetojë që ajo s’është tepër e mirë për të.
Xheik Hauard, nga një familje ndërtuesish anijesh, i premtoi nënës në prag të vdekjes se do të hynte në Akademinë Navale Anapolis.
Falë këmbënguljes së tij ai ia del të hyjë, por sfidat do ta çojnë në limite, derisa do ta bëjnë të jetë gati për t'u larguar. Por falë ndihmës së shokëve dhe talentit të tij ai shkëlqen në turneun e boksit...
Gueni, që në moshën 13 vjeçare, planifikonte çdo pjesë të jetës së saj. Në pritje të 30 vjetorit, plani i radhës për t'u përmbushur, ishte martesa. Por, kësaj radhe, çdo gjë do të shkojë ndryshe. Të papriturat e jetës, ndryshojnë ekuilibrat e saj, si në punë, edhe në marrëdhënien me të dashurin meteorolog, Aleksin.
Ngjarjet zhvillohen në Afrikën e papushtuar gjatë ditëve të para të Luftës së Dytë Botërore: Një Amerikan i mërguar takon një ish të dashur, me komplikime të paparashikuara.
Jat është djali tipik indian me zakone dhe tradita ndërkohë që Juliet është vajza tipike moderne. Historia fillon kur rrugët e tyre kryqëzohen në Kanada. Ndërkohë që besimi i bashkon zemërimi ndaj njëri-tjetrit kthehet në miqësi deri sa kuptojnë rëndësinë e vërtetë për njëri-tjetrin kur ndahen. A do t'i japë jeta një tjetër mundësi për të provuar dashurinë apo do të vazhdojnë me zemërimin e tyre?
Në vitet 1900, tri vëllezër dhe babai i tyre jetojnë në një vend të largët në Montana. Ata preken nga tradhtia, historia, dashuria, natyra dhe lufta...