Tetë vajza mblidhen për një festë beqarie në një fermë të largët në kodrat e Kalifornisë. Festa ndërpritet nga disa burra të maskuar që fillojnë të sulmojnë drejt shtëpisë. Tani i takon Tesës, një veteraneje ushtarake, që t'i udhëheqë vajzat drejt një plani për të shpëtuar veten.
Në një të ardhme të afërt, të rrënuar nga mungesa e ujit, Frank Molina, një gazetar i ashpër duhet të përballet me problemet e tij për hetuar disa vrasje.
Pas një grabitje banke që shkon ters, dy grabitës të dëshpëruar duhet të shpëtojnë nga përndjekja e një agjenti special që është i vendosur për t'i shkuar kësaj gjuetie të egër deri në fund.
Aurora e ka ditur gjithë jetën nga nëna e saj se aftësitë mbinjerëzore që ato zotërojnë i bëjnë ato të rrezikshme. Në një natë fatale Aurora do të zbulojë nëse nëna e saj po tregonte të vërtetën apo jo.
Historia e një çifti të martuar pothuajse duke u divorcuar, të cilët mbeten të bllokuar në një gropë thithëse ndërsa ecnin nëpër një pyll tropikal në Kolumbi. Ata do luftojnë me grabitqarët e xhunglës dhe duhet të punojnë së bashku për të mbijetuar.
Shtatë vjet pas kapjes në Vietnam, Ma Seok-do bashkohet me një skuadër të re për të hetuar një rast vrasjeje. Ai shpejt fillon të gërmojë më thellë kur zbulon se rasti përfshin një drogë sintetike dhe një bandë kriminelësh.
Kur fluturimi i tyre nga Riadi anulohet, motër e vëlla nisin një udhëtim të rrezikshëm rrugor nëpër shkretëtirë për të marrë pjesë në dasmën e babait të tyre në Abu Dhabi.
Trashëgimtari i një perandorie hotelesh dhe femra dominuese që e ka përgatitur atë për sukses, mbyllen në një dhomë hoteli në një betejë mendjesh dhe vullnetesh ndërsa ai përpiqet t'i japë fund marrëdhënies së tij me të.
Në vitin 1904 një tërmet me magnitudë 5.4 i shkallës Rihter goditi Oslon, me epiqendër në "Grabenin e Oslos", që ndodhet nën kryeqytetin norvegjez. Shenja të ngjashme lajmërojnë për një tërmet të ngjashëm.
Një fotomodele amerikane që shkon turiste në Tajlandë, njihet me një vajzë tjetër dhe shumë shpejt bëhen shoqe, por i besoi njeriut të gabuar, sepse bie në kurthin e frikshëm të ngritur prej saj, një kurth ku përfshihen edhe shumë të tjerë që mbeten viktima të ligësisë së vajzës së panjohur.
Sara Snok një mjeke e fertilitetit që beson fort te jeta dhe vdekja, por pasi vë re sjelljen e çuditshme të vajzës së saj të vogël, ajo duhet të sfidojë vlerat e saj dhe të përballet me një fantazmë nga e kaluara e saj.
Kur një studente kolegji dëshmon vetëvrasjen e supozuar të shoqes së saj të dhomës, ajo vë në lëvizje një sërë ngjarjesh të tmerrshme që e bëjnë atë të frikësohet nga entiteti i mbinatyrshëm.
Kur një sëmundje e panjohur zhduk pjesën më të madhe të popullsisë së botës, një burrë me gjak unik izolohet për t'u studiuar. Duke pasur frikë për sigurinë e të shoqes, ai e thyen karantinën - dhe del në një botë ku sundojnë përbindëshat dhe një agjenci sekrete që i gjuan ata.
Një vajzë e re, pasi ka përjetuar në fëmijëri vrasjen e dy prindërve të saj, është rritur me një fobi të thellë ndaj krijesës mitike të gogolit. Por, tmerri i vërtetë për të do të nisë kur regjistrohet në një klinikë të shëndetit mendor me shpresën se më në fund do ta kapërcejë frikën e saj.
Në familjen e një shkrimtari të famshëm hyn një vajzë e panjohur, të cilën e mirëpresin me dashuri dhe e ndihmojnë, pa i ditur qëllimet e saj të liga, dhe pa e paditur që ajo do ishte shkatërrimi i jetës së tyre.